Shkruan: Agim Vuniqi
Kosova është e mbushur me objekte që ndërtuan sunduesit, iu kënaqemi zgjidhjes se tyre arkitektonike, ne krenohemi që ishim shërbëtorë të zellshëm të sundueseve dhe shquheshim si rojtarë të zellshëm të tyre si qentë më besnik, të gjitha ato xhamia, kisha, hamame, janë pjese e trashëgimisë kulturore të Kosovës, ato janë objekte të cilat flasin për të kaluarën e saj.
Çka është diçka e veçantë, shumë autoktone jona-shqiptare, që vlen të vizitohet, kur ne pas të gjithë atyre luftërave, nuk konservuam një objekt të vetëm të pasojave të luftës, nuk ndërtuam një muze të UÇK-së, përveç kullave familjare.
Filluan ca përgatitje nga Muzeu i Kosovës për grumbullimin e artefakteve, eksponateve, veshjeve, letrave komunikuese me zyrtarët amerikanë, uniformën e Wesley Clark etj., dhe çdo gjë u harrua, mbet në gjysmë të rrugës. si gjithherë…, të vetmet skena që pamë pas luftës ishin “mos e prek UÇK” dhe po atë trashëgimi të përvetësuar vazhdojnë ta ruajnë me dashuri dhe përpikëri, ja sa rendojmë, ndërsa hasmërisht klithim pro&contra për pushtetet e të huajave…, nuk ka budallenj më të mëdhenj se ne, jemi unikat.
Edhe livadhi ku u luajt futbolli, është pjesë e historisë, në çdo fushë të vetme duhet të vihet një pllakë-mbishkrim sqarues me pak fjalë të kuptohet bile historia segregacioniste e re e Kosovës. Të gjithë ata ministra të kulturë s e sportit, vetëm zhvaten mjete të taksa paguesëve, nëpër dreka e darka verbërisht shkatërruan të kaluarën dhe të sotmen, “Jazëk” ju qoftë!!!