Kandidati për president të Kosovës, Nasuf Bejta, nuk e ka konsideruar humbje garën kundër Vjosa Osmanit për të parin e vendit, derisa e ka quajtur si “fitore të gjithëve” zgjedhjen e kësaj të fundit shefe të shtetit.
Ai, nëpërmjet një reagimi në Facebook ka thënë se me përfundimin e themelimit të institucioneve, është shënuar përmbyllja e vullnetit të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Urime presidente, urime Kosovë!
Të humbësh garën nga një kandidate siç është zonja Vjosa Osmani, për mua nuk mund të konsiderohet humbje. Kjo është fitore e të gjithë neve.
Ishte nder që i shërbeva interesit shtetëror dhe në këtë mënyrë, u përmbyll vullneti i qytetarëve i shprehur me 14 shkurt.
Ky vullnet konsiston me faktin që vendi duhej të bëhej me president.
Jam i bindur që zonja Osmani do ta përfaqësoj dinjitetshëm shtetin tone.