Kur bëhet fjalë për pandat, njerëzit në internet nuk mund të ngopen me dashurinë ndaj këtyre kafshëve të adhurueshme. Kohët e fundit, përpjekjet e një pande gjigante për të shpëtuar nga kopshti zoologjik janë bërë virale.
Meng Lan, është banor i kopshtit zoologjik të Pekinit në Kinë. Ai i kaloi rrethojën e vendit ku ishte izoluar dhe ku jetonte.
Gjashtë vjeçari e mori vëmendjen e të gjithë vizitorëve që ishin në atë pjesë, pasi doli nga vendqëndrimi i tij.
Të gjithë që ishin aty e kishin kapur momentin kur panda kishte kaluar rrethojën dhe i ndalur në kulmin e një ndërtese që ishte afër dhe i shikonte reagimet e njerëzve.
Kjo ngjarje mori epitete nga më të ndryshmet, shumë njerëz janë duke e quajtur Meng Lan, “Kung Fu Panda” e vërtetë.
Rojet e kopshtit zoologjik menjëherë kishin reaguar duke e futur pandën në vendqëndrimin e ti, dhe e panë se nuk ishte lënduar.
Stafi kishte deklaruar se Meng Lan është panda më e djallëzuar në kopshtin zoologjik, si dhe kanë thënë se do t’i shtojnë masat e sigurisë ndaj tij, shkruan Indian Express dhe South China Morning Post.