Këngëtarja kosovare Genta Ismaili dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë.
Ata janë në pritje të binjakëve, gjininë e të cilëve do ta bëjnë të ditur nesër në kanalin zyrtar në YouTube të Genta Ismailit, përcjell KosovaPost.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e saj zyrtare, në rrjetin social Facebook, ku tha se ndihet shumë e lumtur për një gjë të tillë.
“Jam shumë e lumtur që nesër do të ndaj me ju në ora 18:00, në kanalin tim zyrtar në Youtube, gjininë e femijëve të mi. Për herë të parë një emocion që nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj se si po ndihem unë. Të faleminderit Zot!” ka shkruar Genta.