Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se data e bisedimeve mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Joseph Biden ende nuk është caktuar sepse janë duke u shqyrtuar opsione të ndryshme, përfshirë 7 dhjetorin, përcjell Kosova Post.
Peskov tha se të dyja palët kanë propozime të ndryshme për sa i përket datës, por se ato propozime ende nuk janë sinkronizuar.
“Data e saktë nuk është rënë dakord ende, negociatat janë ende në vazhdim. Është një video-konferencë. Mund të jetë javën e ardhshme, e përsëris se data nuk është rënë dakord”, tha Peskov, transmeton RIA Novosti, përcjell Kosova Post.sh.o.