Ish-ministri i Infrastrukturës nga rradhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se për mossulmimin e VV-së gjatë fushatës së kaluar morën kritika edhe nga brenda.Abdixhiku thotë se zgjatja e negociatave për formimin e qeverisë e filloi thyerjen e besimit mes dy palëve.
Ai thotë se i kishte thënë Kurtit se kurrë më shumë potencial për ndryshime nuk do ketë.
“Morëm kritika brenda LDK-së se pse nuk e sulmonim VV-në gjatë fushatës zgjedhore. Kishim marrëveshje gjentelmene për mossulmim. Negociatat zgjatën shumë, e këtu filloi thyerja e besimit mes dy palëve. Nuk duhej të zhvendosej diskutimi i pozitave në studio televizive. Relacionet u lënduan. Ne kishim potencialin më të madh të dy palët për qeverisje. I kam thënë edhe kryeministrit të atëhershëm që kurr nuk do ketë më shumë potencial për ndryshime në vend. Potenciali u thye në krizën e parë tonën e cila ishte ideologjike.”, deklaroi ai në T7.