Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka zhvilluar beteja të ashpra kundër militarëve dhe paramilitarëve serbë. Dëshmi për këto beteja, janë incizimet e ndryshme të bëra edhe nga agjenci të ndryshme të lajmeve, transmeton Kosova Post.
Në disa prej tyre dokumentohet se si pjesëtarët e ushtrisë serbe, ishin ndihmuar edhe nga mercenarë rusë.
Në videon në vijim, Naim Maloku, figurë e njohur ushtarake dhe më vonë edhe politike, raporton pas një beteje për të vrarët nga pala serbe. Në mesin e viktimave ata e gjejnë edhe një kapiten rus.
Për më shumë, shihni videon:
Ky raportim ishte bërë pas një beteje të zhvilluar në Koshare./KosovaPost/