Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, ka kujtuar shkrimtarin Azem Shkreli në përvjetorin e 24 të vdekjes së tij, shkruan Kosova Post.
Ai ka shkruar se “Azem Shkreli dhe Ali Podrimja po na mungojnë shumë”.
“Ali Podrimja apo Azem Shkreli? “Lum Lumi” apo “Karavani i bardhë”? Këto dilema nuk kemi nevojë t’i zgjidhim”
““Shtatë nga ata” titullohet një libër i tij për Çetën e Llapit, për djemtë dhe vajzat kaçake që para më shumë se tri dekadave vepronin ilegalisht kundër Serbisë. Këso lloj librash na nevojiten për UÇK-në”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Instagram.