Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasë tetë opsione në tavolinë nga BE-ja përgjatë muajve të dialogimit.
Ai këtë ua tha ministrave gjatë mbledhjes së Qeverisë, por u pyet sërish nga gazetarët në një konferencë për media.
“Së pari kur unë thashë 8 opsione besova se fola midis nesh me anëtarët e kabinetit qeveritar, nuk mund të them më shumë për juve. 8 opsione kanë qenë gjatë 6 muajve. E keni parasysh shtatorin e vitit 2021 kur u patën grumbulluar forcat serbe rreth kufirit të Kosovës dhe pat ardh t’i inspektoj ambasadori i Rusisë. Që prej atëherë është negociuar mes ekipeve tona. Kanë ardhur në një përfundim me anë të ndërmjetësit se 8 modele janë të preferueshme.
Nëse të dy palët nuk përzgjedhin të njëjtin model do të duhej të vazhdonin negociatat. Ne i kemi zgjedhur 3 modele kurse Serbia asnjë. Ndonjëherë është BE-ajo ajo që mund t’i bëjë publike këto gjëra. Unë ju informoj se ne kemi qenë të gatshëm. Serbia ka thënë se asnjëri prej 8 opsioneve nuk janë të pranueshme. Prandaj u detyruam të marrim vendim në qershor. Pasi e morëm vendimin më 31 korrik e shtyu për një muaj dhe u dakorduam që është shtyrja e fundit,. Tash i kemi dhënë edhe 48 orë.
Ai tha se këto s’mund t’i bëjë publike meqë kanë zotim për konfidencialitet ndaj ndërmjetësit.
“BE mund t’i bëjnë publike këto gjëra. Ne kemi qenë të gatshëm, për neve ka qenë i rëndësishëm parimi i reciprocitetit për dakordim. U bënë edhe dy muaj që dështuan. Asnjë prej tetë opsioneve s’i binte tamam Serbisë”.