Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 25 vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, ka bërë homazhe para varrit të tij.
Në kujtim të protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, Kurti së bashku me familjarët e profesorit si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, nderuan ish rektorin e Universitetit të Prishtinës, drejtues i universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektual që priu në protestat e 1997-ës.
Nderkaq, disa nga parullat e protestës së 1 tetorit ishin:
- Merrni fryme sikur ne studentët
- Protestë studentore paqësore
- Çdokush ka të drejtë në arsim (neni 19, Deklarata e vitit 1948)
- E nesërmja fletë sot! Nesër vonë!
- Lokalet janë pronësi e Universitetit tonë
- Rinia dëshiron të ardhme të sigurt/Deklarata e vitit 1965
- Hello Europe. Where are you?
- Apertidi dhe gjenocidi janë krime kundër njerëzimit (neni 4, Deklarata 1978)
- Lironi studentët dhe profesorët nga burgu
- Çdokush ka të drejtë në lirinë e mendimit dhe të shprehjes (neni 19, Deklarata 1949) etj.