Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje për nder të senatorit amerikan Bob Dole.
Ndërkohë që, deputetët serbë nuk janë ngritur në këmbë për të nderuar jetën dhe veprën e tij, gjë që siç shkruan deputetja Tinka Kurti e Vetëvendosjes, është bërë vetëm pse Dole njihej si mik i shqiptarëve.
Postimi i saj i plotë:
Deputetet e Listës Serbe nuk ngrihen në këmbë në minutën e heshtjes për nderimin e veprës se diplomatit amerikan Bob Dole.
Veç pse njihej si miku i shqiptarëve sot nuk janë as te e njerëzishmja. Ata po i hakmerren për qëndrimet e tij, sidomos në vitet e ’90-ta. Pra ende janë të politika e para 30 e 20 vjetesh.
As te minimumi i respektit në raste vdekjesh ku bashkohen njerëzimi.