Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë sot homazhe tek dëshmorët e rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga rajoni i Prishtinës.
Me këtë rast Kurti theksoi se dëshmorët e kombit e bashkojnë popullin.
“Sot bashkë me presidenten dhe kryeparlamentarin bënë nderime tek varret e dëshmorëve të kryeqytetit të cilët luftuan për liri dhe ranë heroikisht që të ngritet edhe kauza jonë, e më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia. Andaj ne kthehemi e rikthemi në këto vende në mënyrë që ti kujtojmë ata dhe t’ia përkujtojmë vetes çmimin e madh që ka paguar populli ynë me gjakun e vetë për lirinë e pavarësinë që kemi sot”, tha Kurti.
Ai tha poashtu se çdoherë duhet përkujtuar amanetin dhe idealet e tyre që të vazhdojmë për barazi dhe mirëqenie që nuk e përjashton asnjë.