Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar fitoren në garën për Distriktin e Katërt të Legjislaturës së Westchesterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptaro-amerikanit Vedat Gashi nga radhët e demokratëve, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Kurti ka shkruar se Dita e Zgjedhjeve 2023 ishte një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan.
Ndër të tjera, ai ka uruar edhe Edit Shkrelin e zgjedhur si gjyqtare e Gjykatës Civile të Qarkut Bronx NYC si dhe Violetta Berisha si Kryetare e Bashkisë Fairvieë.
“Dita e Zgjedhjeve 2023 ishte një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan. Shumë urime për fituesit: Edit Shkreli, e zgjedhur si gjyqtare e Gjykatës Civile të Qarkut Bronx NYC; Violetta Berisha si Kryetare e Bashkisë Fairvieë; dhe Vedat Gashi dhe Emiljana Ulaj si ligjvënës të Qarkut Westchester.”, ka shkruar Kurti.