Ismet Kryeziu, Drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), pas takimit në mes të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka thënë se Kurti do duhej të kërkonte marrëveshjen finale me Serbinë, shkruan Kosova Post.
Kryeziu përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pjesëmarrja në një dialog pa marrëveshje finale, s’është asgjë më shumë se vetëm vazhdim i një politike të papërgatitur për dialogun me Serbinë.
“Kryeministri Kurti, do duhej te kerkonte marrveshjen finale me Serbine dhe te synonte afatizim kohor.
E me pastaj, temat mund te jane te panumerta dhe te karaktereve te ndryshme qe mund te dakordohen dy shtetet mes vete, bazuar ne marreveshjen finale.
Perndryshe, pjesemarrja ne nje dialog pa marreveshje finale, i nisur nga temat, s’eshte asgje me shume se vetem vazhdim i nje politike te papergatitur per dialogun me Serbine. Per me teper, eshte pershtatje ndaj nevojave te Serbise dhe disa shteteve burokratike te cilat s’kane asnje interes se çfare po ndodhe me Kosoven.
Delegacioni i Kosoves duhet te jete pjese e dialogut jo per shkak te presionit nderkombetar, por per shkak te interesit per t’i zgjidhur shume ceshtje me Serbine si shtete fqinj” – ka shkruar Kryeziu./KosovaPost/