Kurti do të shpalosë platformën e tij si kandidati i vetëm për kryetar të VV-së

Kurti do të shpalosë platformën e tij si kandidati i vetëm për kryetar të VV-së

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të shpalosë platformën e tij për kryetar nesër. Prezantimin e kësaj platforme ai do ta bëjë në “Sallën e Kuqe” në Pallatin e Rinisë nga ora 15:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që është publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për tu bërë kryetar i këtij subjekti.