Greva e arsimit ka hyrë në ditën e 26 të saj, por kjo nuk e ka penguar kryeministrin e vendit, Albin Kurti ta ndjek agjendën e tij zyrtare.
Sipas njoftimit zyrtar, Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
“Kryeministri është i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare”, thuhet aty.
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në korrik të këtij viti në një ngjarje në qytetin Nara.