Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në një shkrim dërguar redaksisë ka komentuar vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Veriun e Mitrovicës, përcjell Kosova Post.
Ai shkruan se kjo vizitë ishte bërë haptas e planifikuar dhe është realizuar në mënyrën më të mirë.
Sipas Maxharrajt, këta dy liderë kanë realizuar këtë vizitë ashtu siҫ nuk ka guxuar asnjë lider tjetër nga Kosova, pasi ata e konsideruan si vendin e vet.
Tutje, Maxharraj ka krahasuar vizitën e ish Presidentit Hashim Thaҫi që ishte realizuar më parë me lejen e Vuҫiҫit, në mënyrë të fshehtë, me veturë të blinduar.
Postimi i plotë:
Sot paskan leh do këlysh ҫetnikë në Veri?!
Kosova për këto 20 vite ishte tokë e ndaluar për liderët e Kosovës. Askush nuk kishte kurajën e as guximin që t’i shkelë këmba atje, sepse sikur këta tanët e konsideronin tokë të ndaluar. Që të bëhet tokë e ndaluar fajet kryesore i kemi ne, sepse lejuam qe me Serbinë të luhen lojëra të flliqëta në dëm të Kosovës duke ia lëshura ‘frejtë’ asaj të kaluroi lirshëm në Veriun tonë sikur të ishte e veta. Më të drejtë thuhet se strumbullar i tërë kësaj është klasa e korruptuar dhe kupola e krimit të organizuar në Kosovë të cilën për të gjitha këto vite në vend se ta mbrojnë Veriun si të vetin e lejuan të rrëshqas në duart e Vuçiqit i cili tash e shumë vite po e luan lojën e djallit më Veriun sikur të ishte i veti.
Në Veri për të gjitha këto vite as një lider nuk pati b…thë të vizitoi Veriun, por vetëm turreshin si bishat e egra se Veriu është i joni, bile i thurnin edhe këngë se si: nuk ndahet Mitrovica, etj. Por vite më parë Hashim Thaçi kishte vepruar me kokë në vete duke e dërguar një togo polices në Veri, ani e kishte zgjedhë kohën kur Veriu vlonte flakë, tym e zjarrë. Misioni i tij dështoi turpërisht por me fatalitet duke e lënë atje një policë të vrarë, pra aksioni i tij mbaroi me fatalitet duke u tërheq pas si i turpëruar, por gjaku i policit teë vrarë atje nga këlyshet e Vuçiqit mbeti përgjithmonë. Se lojërat e Thaçit makabre nuk ndalën e ilustron edhe fakti i shëtitjes se tij në liqenin e Ujmanit. Atje Thaçi nuk kishte shkuar në këmbë por duke u fshehë në eskortën e blinduar, por le të dihet se ai atje kishte shkuar me lejen e Vuçiqit sepse përndryshme as që do ta kishte guximin të gjendej atje te liqeni, por atje shkoj edhe nga frika e protestave të qytetarëve ku merrnin pjesë mbi 100 mijë protestues të cilët kërkonin dorëheqjen e Thaҫit të cilin Vuçiq e lejoj të shkojë atje për ta mbrojtë nga protestuesit. Pra, nuk thotë populli kot: ”shoku i mirë për ditë të vështira”. Por sot rrafsh pas 20 viteve ndodhi mrekullia kur dy trima të ardhmerisë së Kosovës Albini dhe Vjosa ia mësyen jo fshehur, jo të maskuar, jo në vetura te blinduar ,po ia mësyen Veriun në këmbë që as syri nuk u trembej sepse Veriun e konsideronin tokë të veten. Vizita ishte në agjenden e tyre në menaxhimin e situatës së pandemisë. Vizita shkoj sipas agjendës së paraparë pa u penguar. Ata në këmbë e kaluan urën famëkeqe të Ibrit, kur dikur bënin roje çetnikët e Vuçiqit, vizita në Xhaminë e Urës së Ibrit në Kodrën e Mitrovicës, te Liqeni, te Kodra e Boshnjakëve, etj.
Raportimet se vizita ishte ndërprerë janë të pavërteta, skandaloze dhe shumë tendencioze nga qarqet e ndryshme të rezistencës kundër ndryshimeve në Kosovë. Por, tani është normale që atje u duken disa këlysh(një grup i vogël) të çetnikut Vuçiq të cilët bërtisnin si bisha të egra duke gjuajtur fjalë ofenduese. Por, ofendimet e serbëve të tërbuar nuk janë të reja, populli shqiptar pati ofendime, denigrime me shekuj nga çetnikët dhe bandat serbe të cilët nuk e paramendonin ekzistencën e shqiptarëve në këto troje. Por ajo se çfarë është më e rëndesishmja në këtë rast se këta dy liderë sot u treguan trima, të patrembur kur vendosen ta shkelin në këmbë tokën e ndaluar në Veri pa lejen e askujt sepse e konsideronin të veten dhe do të jetë e jona përgjithmonë.
Por, unë mendoj se anipse sot këta dy trima e bënë një vepër të madhe duke e shkelë në këmbë tokën e vetë e cila është për admirim, mendoj se në veprimet kësisoj duhet të jenë më të vëmendshëm, më të organizuar me përcjellje policore, sepse njeriut siç thuhet në popull nuk dihet se nga i kërset, nga i yti apo nga serbi çetnik.