Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është prononcuar pas mbledhjën sotme të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, duke cilësuar këtë ngjarje si historike, trasnemton Kosova Post.
Ai përmes një konference për media, tha se qeveria e tij dhe ajo e Maqesdonise i kanë arritur 11 marrëveshje të cilat janë për të mirën e jetës së dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.
“Këtë vit Maqedonia e Veriut ka kremtuar 30 vjetorin e pavarësisë si dhe Kosova e kremtoi 13 vjetorin e pavarësisë së saj, kjo është mbledhja e parë që është mbajtur midis dy qeverive tona për ta intesifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha. E falënderoj kryeministrin Zoran Zaev për pritjen e përzemërt dhe për organizimin e kësaj mbledhje të përbashkët. Më lejoni të shpreh ngushëllime të sinqerta për vdekjen e 14 personave në Spitalin modular të Tetovës. Ngushëllime edhe për familjet që i kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Në mbledhjen tonë biseduam edhe për bashkëpunimin në këtë krizë shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi për të dyja shtetet. Kjo mbledhje është shprehje e vullnetit për një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy shteteve”, u shpreh Kurti.