Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka thënë se ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe se i ka propozuar Kurti që të ftojë partitë politike për takim.
Nesër në orën 10, Albin Kurti e ka ftuar në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun bëjnë të ditur burime të Dukagjinit.
Kurti sot gjatë konferencës për media ka thënë se tani është e rëndësishme që të gjithë të jenë bashkë dhe ta mbështesin Policinë e Kosovës.
“Padyshim që mund të ketë një takim të tillë. Ajo çfarë është më e rëndësishme tash është që të gjithë ne pavarësisht se a jemi politikanë apo nuk jemi politikanë, a jemi në pushtet apo në opozitë, duhet ta mbështesim policinë e Kosovës, e cila sot është emri kryesor i integritetit të kufijve, i ligjshmërisë së Kosovës dhe i kushtetutshmërisë gjithandej”, ka thënë ai.