Sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës, në të cilën ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, shkruan Kosova Post.
Kryeministri Kurti tha se vitin e kaluar afër dy javë para kësaj date jemi takuar këtu në këtë sallë për takimin e parë të punës së këtij ekipi me qëllim të analizës së krijimit të insitutit për krimet e kryera gjatë luftës.
“Analiza e parë është kryer me sukses gjë që na lejon të vazhdojmë me fazën e dytë të këtij procesi”, tha Kurti.
Kurti tutje shtoi se edhe herën e kaluar në mbledhje është përmendur një gjë e rëndësishme dhe konsiderohet e rëndësishme të theksohet përsëri çështjen e emërimit të insitutit, ky insitutit është institutit për krimet e kryera gjatë luftës.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që adresimi i krimeve të kryera në Kosovë është shumë larg prej asaj që ne duam. Kjo është situta në të cilën ndodhemi po që kemi mundësi ta ndryshojmë.Njerëzit janë të lodhur, gjenerata po vdesin për ditë dhe kështu po humbet kujtesa primare e luftës, duhet të sigurohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi e të adresojmë të gjitha krimet e kryera të luftës që kanë ndodhur”, tha ndër të tjera ai.