Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur rezerva për deklaratën e përbashkët që ka dal nga Samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Brdo të Sllovenisë.
Kurti kërkoi nga Samiti në Slloveni të dënojë angazhimin e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës

Kurti në fjalimin e tij, ka thënë se mirëpresin deklaratën, por që ka rezerva, ndërsa ka përmendur tri pika të rëndësishme që duhet të futeshin në këtë deklaratë, e një ndër to ka qenë edhe ajo ku Kurti ka kërkuar nga Samiti të dënojë angazhimin e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës.
”Ne mirëpresim deklaratën e sotme të përbashkët, por kemi shprehur disa rezerva.1. Ne besojmë se kur i referohemi Ballkanit Perëndimor kemi nevojë dhe duhet të themi Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, pasi janë gjashtë shtete.2. Ne besojmë se duhet të përmendet “ballafaqimi me të kaluarën” pasi është pjesë e nevojshme e përpjekjeve për pajtim.3. Ne gjithashtu besojmë se ky Samit duhet të dënojë angazhimin e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës: Avionët luftarakë MiG-29 fluturuan përgjatë kufirit, ndërsa ambasadori i Rusisë në Beograd shkoi në pikën kufitare për të inspektuar grumbullimin e trupave serbe atje”, ka deklaruar Kurti.
Po ashtu ai ka përmendur që më 15 qershor gjatë takimit në Bruksel, i ka propozuar Presidentit të Serbisë që të nënshkruajmë Deklaratën e Paqes për jo-agresion, por ai refuzoi të bëj një gjë të tillë.