Kryeministri, Albin Kurti, ka folur për vendet myslimane që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se të njëjtat me këtë veprim po bëjnë një gabim të madh.
“Ne mendojmë se është një gabim i madh që disa vende me shumicë myslimane të popullsisë nuk po e njohin Kosovën”, tha ai. “Unë mendoj se ata kanë qenë të dezinformuar nga Rusia. Disa të tjera, për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Federatën e Rusisë”, tha Kurti, në një intervistë për “Arab News”.
Kurti më tej folur edhe për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kryeministri ka shtuar se kjo mund të çojë në të bërit Serbinë më agresive, ndërsa tha se nuk frikësohet nga një gjë e tillë.