Vetëvendosje është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme partiake, andaj kryetari i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, ka thënë se sot përcaktohen për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme, përcjell KosovaPost.
“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë. I ftoj të gjitha anëtaret dhe anëtarët të votojnë. Urime!