Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në përvjetorin e 25-të të protestave studentore, duke thënë se kjo lëvizje përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit, përcjell KosovaPost.
“Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Kurti, i cili ishte njëri ndër organizatorët e protestave, tha se studentët në atë kohë marshuan paqësisht për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar.
“Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi”.
Postimi i plotë:
Në 25 vjetorin e protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, me filmin dokumentar mbrëmë dhe me homazhe sot, kujtuam Profesor Ejup Statovcin, ish rektor i Universitetit të Prishtinës, akademik i qëndresës, i cili na priu për ndryshime demokratike e kombëtare.
Studentët nuk ishin vetëm, sepse e kishin një figurë të jashtëzakonshme si Profesori Ejup. Ai i cili dekadat e jetës së tij, ia dedikoi Universitetit, Kosovës, popullit dhe mbarë kombit shqiptar.
Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit.
Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi.
I kujtojmë e nderojmë përherë profesorët e studentët e protestës së 1 tetorit, atyre që patën guxim, që sfiduan okupimin serb dhe e bënë rezistencën aktive.