Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk kanë biseduar për arkivat e as për reciprocitetin ndaj Serbisë.
“Nuk kemi biseduar tema të cilat nuk janë përmendur në komunikatë, nuk ka pasur diçka të re që do të mund ta ndaja me juve si lajm”, tha Kurti, ndërsa theksoi se vetëm kemi diskutuar për sugjerimet tona dhe shkeljet që po bën Serbia.
“Lajçaku ka qëndruar tri ditë në Kosovë dhe jo si herët e kaluara, kur qëndronte një ditë. Ka zhvilluar një takime me akterë të ndryshëm të përfshirë në çështjen e dialogut dhe ka filluar ta kuptojë më me hollësi gjendjen socio-ekonomike të Kosovës. S’kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për sugjerimet tona që i kemi dhënë për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk kemi diskutuar për reciprocitetin, por i kam treguar se liderët evropianë kanë pranuar një letër nga unë ku janë të renditura shkeljet që po i bën Serbia”, u shpreh Kurti.