Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pirë kafe në Prishtinë dhe pagesën e ka bërë me euro, si mesazh për serbët se në Kosovë se kjo është valuta e vetme e vlefshme në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Mesazhi nga kryeministri u dha në një vend shumë pranë Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka qartësuar në detaje rregulloren të re që ka hyrë në fuqi më datën 1 shkurt, se transaksionet brenda vendit do të kryhen vetëm në euro.
Në videon informuese, shefi i qeverisë sqaron se Kosova nuk e ka ndaluar dinarin ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran.
I vetmi ndryshim, siç tha ai, është që paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë por përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro.