Në mbledhjen e qeverise të mbajtur sot, Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur për sukseset e ekzekutivit në 100 ditshin e parë, shkruan Kosova Post.
Kurti tha se në fillim, si qeveri, prioritet kanë pasur menaxhimin e pandemisë.
“Kur ne kemi filluar të qeverisim, raste të reja pozitive gjatë një dite kanë qenë mbi 700, ndërsa sot janë vetëm 9 raste të reja”, vuri në dukje ai.
Tutje Kurti tha se pandemia ende nuk ka mbaruar, dhe se rreziku nuk është shmangur.
“Neve” – tha kryeministri “na takon te jemi të përgatitur.”
Kryeministri Kurti, foli edhe për situatën ekonomike, ndërsa u shpreh entuziast për shenjat e pozitive të cilat i ka dhënë ky sektor.
“Ditë të mira po na presin”, shtoi Kurti./KosovaPost/