Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në forumin e bizneseve të diasporës që po mbahet në Prishtinë.Kjo është paraqitja e parë e tij pasi është kthyer dje në Kosovë, pas një vizite 20 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër.
Kurti në këtë forum tha se ka biseduar në Amerikë me MCC-në për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.
“Kam kënaqësinë ta hapi këtë forum të bizneseve të diasporës. Shpresoj të lidhen partneritete bashkëpunimi me Kosovën dhe diasporën. Sot jam kthyer nga Amerika pas dy javësh. Gjatë vizitës atje kemi negociuar marrëveshje me MCC-në për investim mbi 200 milion dollarësh në sektorin e energjisë. Biseduam rreth mënyrave për avancim të bujqësisë. Prezantuam arritjet ekonomike në Kosovë”, tha ai.