Në një ceremoni të organizuar në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti, dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
“Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përfaqësuar nga Ambasada Britanike, ka për qëllim të mbështesë institucionet e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e qeverisë.
“Qëllimi i memorandumit të mirëkuptimit është të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë”, thuhet sipas njoftimit.