Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ripërsëritur se formati i dialogut që ai e dëshiron është i asisojt që do të mund të vihet në shërbim relaizimit të të drejtatave dhe nevojave të qytetarëve.
Në një intervistë për prestigjozenkroate “Veçernji List”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka gjykuar se “nuk jemi në mesjetë e për këtë as nuk do të ketë shkëmbime territoresh, transmeton Kosova Post.
“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”.
Ai poashtu tha se populli i Kosovës nuk e do shkëmbimin e territoreve, duke thënë se një gj[ të tillë e aspiron është aspirat vetëm e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Ne jemi Republikë Demokratike edhe kjo është arsyeja pse i fitova zgjedhjet sepse populli i Kosovës nuk e do një gjë të tillë. Unë mendoj se serbët nuk e duan një gjë të tillë atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Edhe shqiptarët kanë zgjidhje territoriale, por ai dëshiron “boshnjakizimin” e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda Republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka deklaruar kryeministri Kurti.