Kurti: Nuk ka popuj të vegjël

Kurti: Nuk ka popuj të vegjël

Gjysmëfinalës së Kroacisë nuk i ka ikur as liderit politikë Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shprehur mendimin e tij rreth fitorës së Kroacisë, shkruan Kosova Post.

Kurti përmes postimit të tij tha se prezenca e politikanëve në  shkallët e stadiumit tregon haptas dimensionin e rëndësishëm politik në futboll.

Ndër të tjera ai ka shkruajtur se Kosova i gëzohët fitorës së fqinjës së saj dhe thotë se  përkushtimi dhe puna e palodhur drejtë ambicieve, këtë popull të vogël e ka bërë të jetë shumë i madh para syve të gjithë botës.

Ky është postimi i plotë i Kurtit

Nuk ka popuj të vegjël

Kupa e botës është kulmi i lëvizjes futbollistike në glob, mirëpo organizimi i botës në shtete dhe i përfaqësueseve futbollistike në skuadra kombëtare, e bën të pashmangshme perspektivën politike. Ndoshta shumëkush do që prania e politikës në sport të zbehet, mirëpo prezenca e presidentëve e kryeministrave në shkallët e stadiumeve, vetëm sa e konfirmon dimensionin e rëndësishëm politik të një ngjarje të tillë.

Fitorja futbollistike e Kroacisë përballë Anglisë, vendit ku kjo lojë u shpik e ku luhet një prej kampionateve më të forta e më të pasura në botë, tregon se përkushtimi, puna e mosdorëzimi i bën të mëdhenj edhe popujt e vegjël. Sigurisht edhe përkujdesja e investimi te rinia, te talentet, ashtu si edhe fryma e theksuar patriotike, që i ka bërë edhe yjet kroatë të lindur e të rritur në vende të tjera, të kthehen në Kroaci.

Jemi të lumtur që një nga fqinjët tanë dashamirë shkoi në finale, ashtu siç na vjen keq për anglezët, sepse dhe Anglia është vend mik i shqiptarëve. Shqipëria e Kosova fatkeqësisht nuk po e gjejnë rrugën e bashkimit në futboll, ndërkohë që në të dyja vendet politikat për sportin nuk janë aty ku duhet. Megjithatë, me shqiptarët e Zvicrës që shënuan ndaj Serbisë, e me Kroacinë në finale, ky botëror ka qenë interesant edhe për ne.

 

You may also like

Gazetari protestues nxirret me forcë nga konferenca Trump-Putin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në prag