Derisa ligjvënësit po debatojnë për punën e qeverisë në njëqind ditët e saj, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova do t’ia vendosë Serbisë masën e reciprocitetit.
“Në 100 ditët e para kemi pasur drejtor të ri të doganave dhe duhet të përgatitemi maksimalisht që të mos dështojmë sërish. Nëse nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni atëherë ai vdes edhe si koncept”, është shprehu Kurti.
“Jemi të interesuar për zbatim të plotë dhe të saktë. S’e kemi për hakmarrje por besojmë se është parim i shëndosh midis shteteve që dervion nga koncepti i barazisë. Duam ta bëjmë në mënyrën që nuk zhbëhet. Do ta vendosim, nuk heqim dorë dhe këtë do ta bëjmë atëherë kur jemi të përgatitur”.