Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ka mbajtur seancë plenare, ku subjekt debati ishin disa tema, transmeton Kosova Post.
Teksa ka folur për mirëqenin social të qytetarëve, Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti tha se qeveria që ai drejton ka ndihmuar shumë kategori të shoqërisë
Në këtë kuadër kryeministri theksoi lehonat e fëmijët, duke thënë se të tillë ka pasë edhe para se me ardhë ata në qeveri.
“Lehona ka pasur edhe para se të vijmë ne në qeverisje, por s’janë ndihmuar kurrë. Nënat e reja s’janë ndihmuar kurrë. 18 mijë lehona i kemi ndihmu me 170 euro. Dhe gjithashtu 153 mijë e 521 fëmijë përfitues. Fëmijë ka pasur edhe para qeverisjes tonë”.tha ai.