Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se me paralajmërimet për reciprocitet dhe konfiskimin e targave, Kosova dëshiron të ‘varrosë’ dialogun, transmeton Kosova Post.
Petar Petkoviq, gjithashtu e pranon se nuk do të mund të shkojë në Kosovë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, pasi Prishtina nuk e lejon.
Ai theksoi se kjo shkel marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve dhe shtoi se për këto ndalesa ka njoftuar edhe Përfaqësuesin Special të BE -së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në takimin trepalësh në Bruksel.
“Duke shpallur reciprocitetin dhe konfiskimin e targave, Prishtina dëshiron të varrosë dialogun,” tha Petkoviq, në rts.
Petkoviq pret që dialogu në nivel ekspertësh të vazhdojë në tetor. Beogradi dëshiron të marrë pjesë në vazhdimin e dialogut, ne jemi të hapur për të gjitha temat – lirinë e lëvizjes,energjinë, drejtësinë, çështjen e të zhdukurve.
Nga ana tjetër, ai përmendi se Prishtina po ikën nga të gjitha temat, nuk dëshiron ta përmbushë premtimin.
Duke folur për takimin midis Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve serbë të Kosovës dhe kandidatët e Listës Serbe për Kryetarë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ai vuri në dukje se edhe një herë u konfirmua uniteti.
“Ky unitet ekziston midis Listës Serbe dhe Beogradit. Vuçiq edhe një herë i mbështeti ekskluzivisht kandidatët e Listës Serbe sepse kjo e mban lidhjen midis shtetit të Serbisë dhe popullit serb në Kosovë,” deklaroi Petkoviq.
situata do të kthehet dhjetë vjet prapa, para marrëveshjes së Brukselit, “tha Petkoviq.sh.o./Kosova Post/