Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për televizionin amerikan CNN, ku ka thënë se e ka lejuar vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në Kosovë për t’i treguar se Kosova është një vend normal dhe demokratik.
Në këtë intervistë të realizuar me gazetaren e mirënjohur Christiane Amanpour, ai ka shtuar se pavarësisht asaj që Serbia e ka një kryeministre, gjithçka ndodh sipas vullnetit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, njofton kk.
“Gjatë bisedimeve në Bruksel, unë gjithmonë kam bërë disa propozime – shpresoj se Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe gjatë javëve në vijim të arrihet deri te një marrëveshje për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
“Debati legal për pavarësinë tonë është punë e kryer. Serbia nuk është demokratike. Ata e kanë një kryeministre në Serbi, por atje ende është ‘shfaqje e një njeriu’ – Vuçiq është ai që vendos”.
“Shumica dërmuese në Serbi nuk brengosen për pavarësinë e Kosovës, ata duhan punë, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale”.
“Unë e kam lejuar kryeministren serbe Ana Bërnabiq që ta vizitojë veriun e Kosovës dhe unë shpresoj se ata e shohin se Kosova është një vend normal dhe më demokratik sesa vetë Serbia”.