Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, po raporton në Kuvend për procesin e dialogut me Serbinë, shkruan Kosova Post.
Ai ka reflektuar mbi tërë procesin e deritanishëm, duke thënë se qasja ka qenë e gabuar, transmeton.
“Pala serbe në vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet të një pjesë e madhe e marrëveshjeve. Fushata kundër FSK, vrasja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi mbase i orkestruar i Marko Gjurqit, e që u lirua pa asnjë gjobë. Me të gjitha këto është synuar që të krijohet përshtypja që normalizimi mund të arrihet vetëm përmes ndarjes. E cila pastaj popullatës iu paketua si shkëmbim territoresh”, ka thënë ai.
Kryeministri i vendit ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke thënë se presioni duhet të jetë mbi Serbinë, e jo mbi Kosovën.
“22 vende të Bashkimit Evropian janë më shumë se 5 shtete që nuk e njohin Kosovën”, ka thënë ai ndër të tjera.
Në kuvend po vijon diskutimi nga deputetët opozitarë./KosovaPost/