Kryeministri i Kosovës, Albin Kuti, ka përkujtuar heroin e kombit Ilir Konushevci në 24-vjetorin e rënies së tij heroike, përcjell KosovaPost.
Kuri ka thënë se pas rënies së Zahir Pajazitit, Ilir Konushevci ishte figura kyçe e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit.
Tutje tha se “megjithëse dorasit e Ilirit u zbuluan që më 1998, asnjë instancë e drejtësisë nuk i hetoi dhe nuk i sqaroi deri në fund rrethanat e vrasjes së tij. Vrasja e Ilir Konushevcit duhet shtruar me të gjithë emrat dhe motivet e saj, para drejtësisë dhe para historisë”.
“Për një ushtri luftëtarësh të lirisë si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e themeluar dhe e ngritur krejtësisht nga fillimi prej vullnetarësh, një nga sfidat më të vështira qe furnizimi me armë dhe municion. Historia e logjistikës së UÇK-së, ka për kryepersonazh një nga luftëtarët me kontributin më të madh dhe më të çmuar për çlirimin e Kosovës, Ilir Konushevcin – Mërgimin. Sot është përvjetori i 24-të i vrasjes së Ilir Konushevcit, më 9 maj 1998.