Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën në Rogovë, Bishtazh dhe Gode të Hasit të Prizrenit për 22-vjetor të tyre, ku mbetën të vrarë 30 persona nga forcat serbe, përcjell Kosova Post.
Kurti, me anë të llogarisë së tij në ‘Twitter’, ka kërkuar adresim të drejtësisë për viktimat.
“Sot kujtojmë 30 personat që u masakruan nga forcat armike në Rogovë, Bishtazh dhe Gode të Hasit, gjatë luftës në Kosovë. Adresimi i duhur i së kaluarës sonë, përkujtimi dhe kërkimi i drejtësisë për viktimat, është mënyra se si familjet tona dhe vendi ynë shërohet dhe si ecim përpara”, deklaroi kreu i VV’së në ‘Twitter’.
Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në fshatin Rogovë ranë dëshmorë 21 persona.