Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar një telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod, për aksidentin e djeshëm tragjik në këtë qytet.
Në telegram, kryetari Mirko Duspara i ka shprehur kryeministrit Kurti ngushëllime të sinqerta në emër të tij dhe të qytetit Slavonski Brod, për aksidentin e djeshëm tragjik në afërsi të këtij qyteti, ku kanë vdekur dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.
Telegrami i tij:
I nderuar Kryeministër,
me keqardhje të madhe mora lajmin për aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër qytetit tonë Slavonski Brod në të cilin, për fat të keq, humbën jetën 10 persona.
Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod.