Kurti: Rojtar në vitin 2003, sot drejtor për hetime dhe anti-korrupsion në Postë

Kurti: Rojtar në vitin 2003, sot drejtor për hetime dhe anti-korrupsion në Postë

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me interpelancën e kryeministrit për Telekomin dhe Postën, ku u tha se kryekrimineli i Telekomit është Agron Mustafa, derisa në Postë një person që ka punuar sigurim, sot është bërë drejtorit për hetime dhe anti korrupsion.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ndal te punësimi në Postë.

Kurti: Roja është bërë drejtorit për hetime dhe anti korrupsion në Postë

“Një person që fillon me shkronjën G është person real. Ai ka pozitën e drejtorit për hetime dhe anti korrupsion në Postë. Personi G është punësuar në vitin 2003 si roje, si sigurim dhe ka qenë vetëm me shkollë fillore si sigurim. Prej vitit 2003 ia kanë kryer  dhe  edhe shkollën e mesme edhe fakultetin“, tha ai.

Deputeti i Nismës Socialdemokratike, Milaim Zeka tha se kryekrimineli që e ka fundos Telekomin është Agron Mustafa.

Zeka: Agron Mustafa ka bërë kontrata fiktive

“Ky Agron Mustafa e ka fut 3 G dhe 4 G në antenat të cilat fare nuk janë në ato dimensione. Agron Mustafa ka bërë kontrata fiktive me portale inekzistente për të vjedhur para në xhep të vetin. Post Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratat me qytetarët nëpër oborre të tyre, ia kanë dhënë 300 euro por i kanë marrë 3000 mijë euro. Këta mafioz e kanë bërë Postë Tekelomin e Kosovës, valën 900 si një lopë që mbahet prej një fshatari dhe qumështin ia ka dhënë Z-Mobile dhe IPKO-s”, tha ai.

Kurse, kryeministri Haradinaj tha se nuk do të jetë lehtë të dilet nga gjendja e mbrapsht në Telekom dhe siç po shkon trendi, mos thuani që e bankrotoi Qeveria, pasi të gjithë duhet të punojnë për ta hequr nga kriza Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Haradinaj: Parlamenti dhe Kosova duhet t’i marrë do rreziqe për Telekomin

“Ky Parlament dhe Kosova duhet t’i marrë do rreziqe për Telekomin, sa i përket Postës mendojë që me pak vullnet të mirë kishim pas mundësi me kthyer në kompani profitabile, ata kanë kërkuar shërbimet e post bankës me sa kam dëgjuar prej tyre. Nëse në të ardhmen kjo kompani lehet në stuhi kështu, sigurt e kemi jo vetëm falimentim por do të kemi probleme me bllokim të xhirollogarive, bllokim të aseteve, do të humbim jo vetëm në financa si Kosovë por mund të humbim edhe në patundshmëri dhe të drejta tjera që nuk do të ishte mirë t’i ndodhte Kosovës ashtu“, ka thënë ai.

Përndryshe, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje ka përgatitur një rezolutë lidhur me Telekomin dhe Postën e Kosovës.

You may also like

Tërmeti në Indonezi, bilanci i viktimave shkon në 436

Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar