Kryeministri aktual Albin Kurti ka dekalruar se nuk dihet saktë se kush janë personat që po protestojnë në Jarinjë dhe Bërnjak kur është pyetur nëse ka persona të infiltruar nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë ose që kanë ardhur nga Serbia për të shkaktuar tension në veri.
Ai tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që protestuesit të jenë pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.
“Nuk është se e dimë saktësisht se kush po proteston para se të arrihet në pikat 1 edhe 31 në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka informata, por të pjesshme. Këto janë çështje të informacionit të brendshëm, edhe teknike dhe logjistike të policisë për të cilat besoj se ministri i Brendshëm ai që do të mund t’iu japë përgjigje më të sakta. Natyrisht që nuk e përjashtojmë aspak mundësinë që nuk bëhet fjalë për qytetarë të zakonshëm, por për njerëz të cilat para se të organizohen në protestë kanë qenë pjesëmarrës në struktura. As nuk mund ta pohoj një gjë të tillë. Nuk mund ta bëj policin, hetuesin dhe as agjentin e Inteligjencës. Besoj që organet e tjera shtetërore, në veçanti ministria e Punëve të Brendshme, mund t’iu përgjigjet në mënyrë të saktë dhe kompetente”.