Vetëm pak orë pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, kryeministri i vendit Albin Kurti, deputët dhe ministra të kabinetit të tij kanë shkuar në zyren e presidentes së sapozgjedhur Vjosa Osmanit për t’i uruar detyrën si presidente e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Deputeti Haxhi Avdyli në një foto të postuar në llogarinë e tij në Facebook, pak më parë nga presidenca e Kosovës ka treguar se aty është edhe kryeminstri Kurti dhe ministrja e Donika Gërvalla për të uruar Vjosën detyrën e re të Vjosa Osmanit.
“Ditë të mira për demokracinë, ka shkruar mes tjerash deputeti i listes ‘Guxo’, raporton Kosova Post.
Postimi i plotë:
Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani . Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton sukseshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit.