Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjinat e Forumit të Delfit.
Përmirësimi i efikasitetit të pikave kufitare që lidhin të dyja vendet dhe përfundimi i rrugës Prizren-Tetovë, kanë qenë tema të diskutimit, ka njoftuar kryeministri Kurti.
“Shkëmbim i mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në Forumin e Delfit. Diskutuam për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe projektet e përbashkëta, si përmirësimi i efikasitetit të kalimit kufitar mes vendeve tona, nëpër të cilat kaluan 4.2 milion njerëz vitin e kaluar dhe përfundimi i rrugës Prizren-Tetovë”, ka shkruar Kurti në Twitter.