Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti dhe Grøndah diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.
“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.