Kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, në këtë takim u bisedua për çështjet bilaterale, me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.
“Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot. Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.