Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe të Qipros, Nikos Dendias dhe Ioannis Kasoulides.
Në takimin me Dendias, Kurti ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe raportet Kosovë-Greqi të cilat janë intensifikuar kohëve të fundit.
Më pas, në takimin me shefin e diplomacisë së Qipros, Kasoulides, Kryeministri Kurti foli për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ndërsa përgëzoi Kryeministrin Kurti për ndryshimet demokratike dhe stabilitetin e arritur në vend, Ministri Kasoulides theksoi se Qipro dëshiron të shtojë komunikim dhe bashkëpunimin me Kosovën.