Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan Kosova Post.
Përmes Twitter, Kurti shkruan se i ka bërë me dije Stoltenberg që prania e NATO-s në Kosovë, është e domosdosme për ruajtjen e paqes.
Sipas tij edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin edhe Europën shumë më të sigurt.
”#NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. W/Sekretari i Përgjithshëm @jensstoltenberg. Unë theksova se prania e saj [NATO-s] në #Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë dhe anëtarësimi i #Kosovës në #NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”.
.#NATO is the greatest security alliance the world has ever seen. W/ Secretary General @jensstoltenberg I emphasised that its presence in #Kosova is indispensable in keeping peace & providing security and #Kosova membership in #NATO makes the region & Europe much safer. pic.twitter.com/xMBGZx1tdJ
— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2021