Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeminstri i vendit, Albin Kurti, thotë se partia e tij doli e para në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e djeshme, përcjell KosovaPost.
Kurti mes tjerash bëri edhe dallimin mes zgjedhjeve parlamentare dhe lokale sa i përket rritjes së partisë së tij.
“Në zgjedhjet parlamentare: 12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi 6 tetor 2019 – LVV e para, 14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%”.
“Në zgjedhjet lokale: 3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi, 22 tetor 2017 – LVV e treta, 17 tetor 2021 – LVV e para. Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021”. ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.