Kryeministri Albin Kurti ka komentuar mbi deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku ky i funidit lancoi kërcënime karshi Kosovës, duke thëne, se nëse Kosova s’e heq masën e reciprocitetit për targat e veturave serbe, Serbia do të ndërmarrë masa politike dhe ekonomike ndaj Kosovë, transmeton Kosova Post.
Albin Kurti kundëroi se deklarimet e tilla të mbushura me vrer nuk i kontribuojnë aspak qetësimit të situatës aktuale dhe paqes në rajon.
“Së pari, nuk kam arritur ta ndjek të plotë deklaratën që ka pasë Vuçiq. Besoj që cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta dhe në anën tjetër vërejta që ka shumë inat dhe vrer që nuk i kontribuon deeskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash të Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën, por besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore duke u bazuar edhe në interesat e përbashkëta dhe vlerat europiane”.