Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat e tij, kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pahaziti.
Derisa ka bërë homazhe, kryeministri Kurti, ka kujtuar heroizmin e komandat Zahirit me bashkëluftëtarët e tij, ndërsa ka thënë se komandant Zahiri dhe vizioni e sakrifica e tij duhet të jenë udhërrëfyes për çdo qeveri e institucione të shtetit.
“Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ministrin Mehaj dhe me deputet të VV-së, vendosëm lule të freskëta te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti. Udhërrëfyes për çdo qeveri dhe për të gjitha institucionet e shtetit tonë. Prishtina gjatë luftës është në kuadër të zonës operative të Llapit ku kishin komandant Zahir Pajazitin i cili e dha kushtrimin e lirisë shumë herët dhe mobilizoi dhe zgjeroi radhët e ushtrisë. Bashkë me Hakif Zejnaullahun dhe Edmond Hoxhën këta ishin luftëtarë që nuk kursyen asgjë por goditnin forcat armike serbe dhe kontribuuan që UÇK-ja të shndërrohet në ushtri të vërtetë që u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashkë me ndërhyrjen e NATO-s”.